Mbi 60 mijë njerëz në Greqi që kanë marrë kredi në franga zvicerane janë prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Zvicrës për të braktisur kursin fiks të këmbimit të frangut kundrejt euros, i cili në tre vjetët e fundit ishte mbajtur nivelin e 1.20 franga për një euro.
Sipas vlerësimeve të bankave, ato kredi për shtëpi janë vlerësuar në rreth gjashtë miliardë euro.
Rritja e frangut zviceran do të detyrojë mijëra përdorues të kredive të paguajnë më shumë.
Monedha zvicerane është shtrenjtuar rreth 25 për qind kundrejt dollarit amerikan.