Mes prillit dhe qershorit, numri i vendeve të punës në Zvicër u rrit me 1.3 për qind në krahasim me të njëjtin tremujor të një viti më parë, sipas shifrave të fundit nga Enti Federal i Statistikave.
Në ekuivalentët me kohë të plotë, kjo do të thotë se punësimi është rritur me 1.4 për qind, duke sinjalizuar një zhvillim pozitiv në tregun e punës dhe në ekonominë zvicerane në tërësi, transmeton albinfo.ch.