Kostot për policën bazë të sigurimit shëndetësor u rritën me një mesatare prej 5.1 për qind në vitin 2021, sipas organizatës ombrellë të sigurimeve shëndetësore Santésuisse, përcjell albinfo.ch.
Rritjet e kostos kanë qenë të moderuara gjatë tre vjetëve të fundit, por rritja e mprehtë e vërejtur në vitin 2021 “kërcënon stabilitetin e primeve”, tha Santésuisse.
Rritja është më e madhja që nga viti 2013 dhe nuk merr parasysh as kostot e vaksinimeve kundër Covid, të cilat arritën në 265 milionë franga.
Kjo do të çonte në rritje të kostove të sigurimit, të cilat, nga ana tjetër, do t’u kalojnë konsumatorëve.