Monedha më e njohur dixhitale Bitcoin ka shënuar sërish ngritje pas një periudhe 3 mujore të rënies së vlerës së saj.
CoinMarketCap raporton se kriptovaluta Bitcoin për momentin po shitet në vlerë prej 47 mijë dollarë, përcjell Albinfo.ch.
Nga ana tjetër është bërë e ditur se vlera e kapitalit të tregut të kriptovalutave ka arritur në 2 trilionë dollarë.
Së fundmi, shefi i Teslas Elon Musk ka paralajmëruar se kompania e tij do të nis shitjen e makinave me Bitcoin.
