Rritja e numrit të vizitorëve të huaj e vendës në qytetin e Berati ka ndikuar që numri të shtohet edhe për disa monumente të rralla që ka ky vend.
Këtë vit Berati ka tërhequr turistë, të cilët e vizitojnë qytetin për vlerat e tij historike, arkitekturore, por edhe për kulturën e pasur që ka ruajtur prej më shumë se 2 mijë vjet, përcjell albinfo.ch.
Muzeun Etnografik i Beratit është vizituar nga më shumë se 43 mijë vizitorë nga janari deri në dy javët e para të muajit shtator, nga të cilët rreth 30 mijë ishin të huaj, si: gjermanë, polakë, italianë, hungarezë, francezë, anglezë, spanjollë, sllovenë, çekë etj.