Rritet numri i viktimave, publikohen pamje nga aksidenti në Madeira
0 Likes0 Share
Një autobus me turistë nga Gjermania është aksidentuar në ishullin Madeira të Portugalisë, duke mbetur të vdekur 29 persona dhe duke plagosur 28 të tjerë. Autobusi, që transportonte 55 persona, doli nga rruga në një kodër dhe ra sipër një banese në lindje të kryeqytetit Funchal. Mes viktimave janë 18 gra dhe 11 burra, […]
Një autobus me turistë nga Gjermania është aksidentuar në ishullin Madeira të Portugalisë, duke mbetur të vdekur 29 persona dhe duke plagosur 28 të tjerë.
Autobusi, që transportonte 55 persona, doli nga rruga në një kodër dhe ra sipër një banese në lindje të kryeqytetit Funchal. Mes viktimave janë 18 gra dhe 11 burra, një prej të cilëve vdiq në spital, shkruajnë mediat e huaja.
Të gjithë të vdekur janë gjermanë, përcjell albinfo.ch.
Kryebashkiaku, Filipe Sousa i ka thënë “SIC TV” se nuk ka fjalë për ta përshkruar këtë akt të dhimbshëm. Siç ka bërë të ditur ai, të gjithë turistët ishin gjermanë.
Presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa ka udhëtuar drejt vendit të ngjarjes.
Kamerat kanë kapur momentin e aksidentit të frikshëm.
Kujdes: Pamje të rënda
A tragic accident has taken place on the Portuguese island of Madeira, after a bus carrying German tourists plunged off a road and overturned – killing at least 29 people.