Edhe pse nuk ka filluar sezoni turistik në Shqipëri, numri i të huajve që vizitojnë Shqipërinë është rritur, raporton albinfo.ch.
Sipas INSTAT-it, numri i shtetasve të huaj që hynë në Shqipëri në muajin shkurt ishte 185,721, ose rreth 9.5%. Numri i shtetasve të huaj në dy muajt e parë të vitit 2017 është rritur 4,5%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2016, bëjnë të ditura mediat shqiptare.
13 % e tyre kanë deklaruar se në Shqipëri kanë ardhur për pushime.
Ndërkohë, daljet e shtetasve shqiptarë jashtë vendit për dy muajt e parë të vitit kanë rënë lehtë me 0.4% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi gjatë muajit shkurt 2017 janë 481.613, duke shënuar një rritje me 2,0%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.