Këto të dhëna janë publikuar në një raport të Iniciativës së qyteteve për politika sociale, ku janë përfshirë 13 qytete zvicerane. Në të njëjtën kohë kur popullsia është rritur, norma e asistencës sociale ka mbetur e pandryshuar.
Mesatarisht norma e ndihmave sociale llogaritet të jetë 5.5 për qind, por kjo ndryshon në varësi të qyteteve. Në Biel-Bienne dhe Lozanë më se 10 për qind e popullsisë jetojnë me ndihma sociale. Ndërsa në Uster të Cyrihut dhe në Zug nuk janë më pak se 2 për qind.
“Në Lozanë numri i prindërve të huaj që kanë mbetur pa punë është i lartë. Këto grupe qytetarësh më shpesh kanë nevojë për asistencë sociale”, tha Oscar Toscato nga Këshilli i Qytetit të Lausannes.
Javët e fundit mediet kanë raportuar për kalimin e njerëzve nga sigurimi invalidor (IV ) në asistencë sociale. Sigurimi invalidor (IV) ka ashpërsuar praktikën e saj për dhënien e pensioneve invalidore dhe këto raste kanë ndikuar në rritjen e numrit të njerëzve që kërkojnë asistencë sociale.
“Ne kemi pak prova për rastet të tilla”, tha Martin Waser, këshilltar i qytetit të Cyrihut.
“Rastet individuale nuk përjashtohet. Por, është e vërtetë se duhet të jeni të sëmurë për të marrë pensionin invalidor”, tha ai.
Numri i përfituesve afatgjatë të ndihmave sociale është veçanërisht i lartë te grupmoshat mbi 50 vjeç. Më shumë se gjysma e 50-vjeçarëve janë të varur nga ndihmat sociale për më shumë se tre vjet.