Si rrjedhojë, autoritetet kishin intervenuar vitin e kaluar në 16.200 raste për mbrojtjen e fëmijëve.
Gjatë vitit 2011 statistikat flasin për një numër rekord rastesh të ndërhyrjes për mbrojtjen e fëmijëve në Zvicër.
Statistikat e fundit u bënë publike në Konferencën për fëmijë dhe mbrojtjen e të rriturve (KOKES).
Në dhjetë vjetët e fundit numri i rasteve të ndërhyrjes për mbrojtjen e fëmijëve është rritur për 50 për qind.
Në 10.300 raste autoritetet janë detyruar të ndërhyjnë nëpër Zvicër gjatë 2001-ës, ndërsa gjatë vitit 2011 numri u rrit në më shumë se 16 mijë raste të intervenimit për mbrojtjen e fëmijëve.
Njëri prej shkaktarëve është divorci në rritje i çifteve, thotë Ester Meier për “10vor10” në SF.
Në betejën për divorc rrezikohen fëmijët, thotë shefi i Zyrës për Mbrojtjen e Fëmijëve të qytetit të Bernës. Vijnë shpesh edhe faktorë të tjerë, si dhuna në familje, thekson Meier.