Të hënën çmimet e naftës kanë shënuar rritje pasi Arabia Saudite ka thënë se do të zvogëlojë për një milion fuçi në ditë sasitë e prodhimit përgjatë muajit korrik.
Nga 10 milionë fuçi në ditë, sa i ka prodhuar në maj, ajo tani do t’i prodhojë 9 milionë fuçi, shkruan Radio Evropa e Lirë.
OPEC+, vendet që janë pjesë, janë pajtuar për zvogëlim të prodhimit, për t’i stabilizuar çmimet.
OPEC+ zotëron gati 40 për qind të naftës së papërpunuar, dhe vendimet e tyre mund të kenë ndikim të madh në çmime të naftës.
Në Azi, çmimi i naftës së papërpunuar Brent është rritur për 2.4 për qind, dhe një fuçi është shitur për 77 dollarë.
OPEC+ ka thënë se synon që prodhimi të ulet në 1.4 milion fuçi në ditë, prej vitit 2024.
Vendimi është marrë pas një takimi shtatë-orësh, të dielën, përcjell albinfo.ch.