Nafta Brent u tregua në 99,66 dollarë për fuçi mëngjesin e sotëm, duke shënuar një rritje prej 0,2 për qind nga 99,46 dollarë për fuçi një ditë më parë.
Ndërsa nafta West Texas Intermediate (WTI) u tregtua në 95,55 dollarë për fuçi, respektivisht me një rritje prej 0,6 për qind krahasuar me 94,98 dollarë për fuçi një ditë më parë.
Instituti Amerikan i Naftës (API) ka parashikuar një rënie në iventarin e benzinës në SHBA për 4.03 milionë fuçi, duke tejkaluar pritshmëritë e tregut për një rritje prej 1.12 milion fuçi