Kështu bën të ditur Zyra Federale e Shëndetësisë.
Mjekët po raportojnë rritje të infeksioneve Covid dhe analizat e kanalizimeve tregojnë se ngarkesa e virusit korona është e lartë – e ngjashme me nivelet e parë në valët e mëparshme.
Por, për shumicën e njerëzve, simptomat janë të lehta – thotë kreu i sëmundjeve infektive, Stefan Kuser, në spitalin kantonal Saint Gallen.
Ai thekson se shkalla e shtrimit në spital nuk është e krahasueshme me atë të parë në fillim të pandemisë, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.