Në tregjet e Tiranës ditët e fundit ka pasur një ngritje të çmimeve, sidomos të fruta perimeve.
Qytetarët tregojnë se produktet janë shtrenjtuar.
Ndërsa tregtarët thonë se rritja e çmimeve nuk ka ndodhur ende. Shqetësuese për ta mbetet fuqia e pakët blerëse.
Ora news raporton se periudha përpara festave të fundvitit ka sjellë përherë shqetësime te qytetarët, për shkak të abuzimeve me çmimet e produkteve, ndërsa ende nuk është marrë asnjë masë në lidhje me këtë çështjeje.