Një aeroplan me motor me dy ulëse u përplas në një fushë midis Villafranca dhe Filetto, në kufirin midis provincave Forlì dhe Ravenna, në Itali, duke marrë jetën e dy personave që ishin brenda, përcjell albinfo.ch.
Mediat italiane bëjnë me dije se viktimat janë një 65-vjeçar instruktor dhe një 32-vjeçar shqiptar, me banim në Riolo Terme (Ravena).
Nga informacionet e para, avioni ishte nisur nga fusha ajrore e Villafranca për një mësim në një kurs për pilotët rekreativë. Një dëshmitar raportoi se papritmas avioni bëri dy kthesa dhe ra në një fushë të kultivuar.