Është raportuar se në SHBA është rrëzuar një avion, ku si pasojë kanë humbur jetën disa persona dhe shumë të tjerë janë lënduar.
Ngjarje e rëndë është shënuar në SHBA, ku si pasojë e rrëzimit të një avioni të “Luftës së Dytë Botërore” kanë humbur jetën pesë persona dhe janë plagosur nëntë të tjerë.
Avioni ishte i tipit A B-17 dhe thuhet se u rrëzua në orën 10:00 të mëngjesit me orën lokale në SHBA, i cili sapo ka prekur tokën, ka shpërthyer në flakë.
Dëshmitarët thanë se tymi që u ngrit në qiell mund të shikohej kilometra larg.
Pas kësaj ngjarjeje u dha një deklaratë zyrtare nga komisioneri shtetëror i Sigurisë Publike, James Rovella, ku dha njoftim për viktimat.
Ai konfirmoi se në avion kanë qenë 10 pasagjerë dhe 3 persona të ekuipazhit, teksa njëri nga të përfshirët në ngjarje ka qenë në tokë, përcjell albinfo.ch.