Një avion i “Asiana Air” është përplasur gjatë aterrimit në aeroportin e San Franciskos, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Aksidenti kishte ndodhur pasi piloti i avionit të aksidentuar kishte sinjalizuar nevojën për një ulje urgjente, bëjnë të ditur burime nga shtypi amerikan, sipas të cilave avioni vinte nga Seuli.
Në vendin e ngjarjes ishin angazhuar ekipe zjarrfikësish për të shuar flakët, ndërsa incidenti është konfirmuar edhe nga Administrata Federale e Aviacionit, që nuk ka dhënë asnjë detaj për numrin e pasagjerëve në bord.
CNN ka transmetuar pamjet e avionit të xhiruara nga lartë por në një distancë relativisht të afërt. Në to shihet avioni i përplasur në pistë me bark, një pjesë e djegur dhe e shkatërruar në pjesën e çatisë, ndërsa bishti i mjetit është këputur.
Aeroporti është mbyllur ndërsa CNN raporton për të paktën 2 të vdekur dhe 60 persona tjerë të plagosur.