Raportohet se sot në rajonin e Belgorodit në Rusi që kufizohet me Ukrainën, është rrëzuar një aeroplan i madh transportues ushtarak i tipit Il-76, përcjell albinfo.ch.
Aeroplani u rrëzua në qarkun Korochansky, raportojnë mediat ruse, duke mos specifikuar shkakun e rrëzimit.
/2. Approximate location reported by Russian media. pic.twitter.com/EOBRTnwyRg
— Special Kherson Cat 🐈🇺🇦 (@bayraktar_1love) January 24, 2024
Në rrjetet sociale është shfaqur videoja e rrëzimit, që shfaq më pas një shpërthim tejet të fuqishëm.
Brenda njësisë ukrainase, që armën kryesore e kanë dronin – me këto fluturake po u shkaktojnë humbje të mëdha rusëve.
Aeroplani Il-76 ka katër motor dhe shërben si aeroplan transportues, që është dizajnuar në epokën e Bashkimit Sovjetik dhe që deri më 1967 operoi si transportues mallrash për t’u zëvendësuar më pas me Antonov An-12.
Brenda tij gjendeshin 65 ushtarë ukrainas të burgosur, të cilët me gjasë ishin pjesë e marrëveshjes për shkëmbimin e të burgosurve.