Skip to content

Rrëzohet aeroplani në Meksikë, por nuk ka të vdekur

Vetëm pak kohë pasi ishte nisur, një aeroplan është rrëzuar në shtetin Durango të Meksikës. Të 103 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në fluturimin e kompanisë “Aeromexico mbijetuan”, megjithatë, 97 prej tyre u plagosën. Sipas guvernatorit të shtetit, Jose Rosas Aispuro, aeroplani është goditur nga një erë e fuqishme, e cila shkaktoi rënien e papritur […]

Vetëm pak kohë pasi ishte nisur, një aeroplan është rrëzuar në shtetin Durango të Meksikës.

Të 103 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit në fluturimin e kompanisë “Aeromexico mbijetuan”, megjithatë, 97 prej tyre u plagosën.

Sipas guvernatorit të shtetit, Jose Rosas Aispuro, aeroplani është goditur nga një erë e fuqishme, e cila shkaktoi rënien e papritur të tij.

Shumë prej pasagjerëve kanë mundur të ikin përpara se avioni të kapej në flakë.

Shefi ekzekutiv i kompanisë ajrore, Andres Conesa, tha se kapiteni është plagosur rëndë. Emrat dhe kombësitë e atyre në bord nuk dihen ende.