Në Pejë është bërë një fotografi, ku shihen një numër i madh i njerëzve, duke pritur në radhë.
Ata rrezikonin edhe shëndetin e tyre për shkak të përhapjes së virusit korona.
Fotografia tregon se janë shumë afër njëri tjetrit, kurse vendimi i Qeverisë së Kosovës, por edhe shumë vendeve tjera është që njerëzit të qëndrojnë 1-2 metra në distancë, përcjell albinfo.ch.
Tashmë në Kosovë ka hyrë në fuqi edhe vendimi që kufizon lëvizjen. Qytetarët mund të lëvizin deri në ora 10:00 dhe nga 16:00 deri në ora 20:00.
Edhe ata që marrin ndihma sociale presin në radhë
Qytetarët kanë krijuar radhë të gjata ditën e sotme në qytetet e ndryshme të Kosovës, në pritje për të marrë ndihmat sociale. Edhe pse këshillohet që të mbahet distancë për shkak të situatës me përhapjen e pandemisë së koronavirusit, kjo gjë sot nuk ka ndodhur. Për të përballuar sa më lehtë situatën e krijuar në Kosovë, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të ekzekutojë ndihmat sociale për dy muaj.
https://www.facebook.com/groups/533773780042518/permalink/2797170150369525/

