Më të rrezikuarit sidomos janë fëmijët më të vegjël. Fëmijët nuk mund të masin distancën dhe shpejtësinë e automjeteve, ashtu si shumë prej tyre nuk i kanë të njohura ende rregullat e trafikut.
Në disa vende prindërit i shoqërojnë fëmijët deri në shkollë. Për aksidentet që shkaktohen rrugës për në shkollë i mbulon sigurimi shëndetësor. Kjo vlen edhe nëse fëmija aksidentohet nën kujdestarinë e dikujt. Personi që shoqëron nxënësin është përgjegjës vetëm nëse ka neglizhuar në mënyrë të qartë detyrën e mbikëqyrjes nga aksidentet në trafik.
Nëse një palë e tretë e ka shkaktuar aksidentin, atëherë duhet të paguajë për koston e aksidenteve.
Më shumë informacione në: www.schulwege.ch