Rrezar Berisha, vogëlushi shtatë vjeçar nga Kosova ka lënë me gojë hapur jurinë e “Belgium’s Got Talent”.
Ai ka konkurruar në këtë emision në kategorinë “Beatbox”, duke i magjepsur të gjithë të pranishmit që iu bashkëngjitën me duartrokitje.
Ai para jurisë ka deklaruar se me “Beatbox” merret që prej moshës 4 vjeçe, njofton “albinfo.ch”. Me këtë paraqitje, Rrezari ka kaluar në fazën tjetër të këtij spektakli.
“Belgium’s Got Talent” është një shou për talentet në Belgjikë që zhvillohet nga viti 2012.
https://www.youtube.com/watch?v=XNKc-qf1ho0