Të shtunën, më 1 qershor, në ora 20:00, shoqata Rrethi Shqiptaro-Mejrinas në « Maison Vaudagne”, 16 avenue Vaudagne, 1217 Meyrin, do të mbajë Kuvendin e Punës.
Rendi i ditës për Kuvendin e Punës janë: Miratimi i rendit të ditës dhe PV së Kuvendit nga viti i kaluar, Raport i kryetarit, Raport mbi arkën, Raport i verifikuesve të arkës, Aprovimi i raporteve, Lirimi nga përgjegjësia e Kryesisë, Zgjedhja e Kryetarit/es, anëtarëve të Kryesisët dhe të verifikuesve të arkës dhe Të ndryshme.
Pas Kuvendit do të ofrohet një aperitiv.