Komuniteti zviceran jashtë vendit po rritet çdo vit.
Në fund të vitit 2022, mbi 800,000 zviceranë jashtë vendit jetonin në 187 vende – më shumë se kurrë më parë. Prej tyre, mbi 300,000 jetojnë vetëm në Francë dhe Gjermani, shkruan albinfo.ch.
Po sipas EDA-s, tri të katërtat e zviceranëve «të jashtëm» kanë edhe një shtetësi tjetër, të huaj. Numri më i madh i këtyre zviceranëve jetojnë në Francë dhe pastaj vijnë për nga numri ata që jetojnë Gjermani dhe në SHBA.
Rritja e konsiderueshme e numrit të «zviceranëve të jashtëm» ose diasporës zvicerane shpjegohet me faktin se ka gjithnjë më shumë prej tyre mbajnë nga dy shtetësi. Po ashtu një rol e luan edhe shpërngulja, lindjet dhe natyralizimi.
Vendet e tjera ku zviceranet jetojnë janë Kanadaja, Britania, Australia etj.