Numri i fëmijëve emigrantë dhe refugjatë që janë larguar nga vendet e tyre në kërkim të azilit është rritur ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit. Sipas Komisionit Evropian, nga rreth 800 mijë fëmijë që kanë kërkuar azil në Evropë në dy vitet e fundit, 170 mijë fëmijë ishin të pashoqëruar dhe të ndarë nga prindwrit e tyre.
ChildPact bashkë me koalicionet nacionale ka filluar një fushatë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve refugjatë dhe fëmijëve të pashoqëruar, transmeton albinfo.ch. Koalicioni Rajonal për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe koalicionet nacionale, përfshirë Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF në Kosovë shprehin shqetësimin e tyre lidhur me numrin e madh të fëmijëve që kanë kërkuar azil si pasojë e luftës dhe konflikteve në vendet e tyre.