Rreth 600 njerëz u evakuuan nga distrikti Elbe-Elster i Brandenburgut të hënën, ndërsa zjarrfikësit po luftonin për të shuar zjarret e furishme. Trenat midis Cottbus dhe Leipzig janë ndërprerë si pasojë e zjarreve, shkruan albinfo.ch.
Një zjarr i madh pyjor shpërtheu të hënën në lagjen Elbe-Elster të Brandenburgut, duke u përhapur në një sipërfaqe prej 800 hektarësh – madhësia e barabartë me rreth 2,000 fusha futbolli – zjarri thuhet se zgjati deri të martën.
Rreth 200 banorë nga qyteti i Rehfeld dhe 400 në distriktin Kölsa në qytetin e Falkenberg u urdhëruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre. /Albinfo.ch