Mësohet se rreth 60 për qind e personelit të punësuar në spitalet universitare të Gjenevës (HUG) vijnë nga Franca, përcjell albinfo.ch.
HUG rekruton punëtorë ndërkufitarë për shkak të mungesës së punonjësve vendas dhe punëtorëve francezë u pëlqen të punojnë në Gjenevë për shkak të pagave shumë më të larta atje.
Si rezultat i kësaj praktike rekrutimi, spitalet në rajonet fqinje franceze nuk kanë një numër të mjaftueshëm punonjësish.
Përballë ankesave nga komunitetet franceze, HUG ka nënshkruar një marrëveshje me zyrtarë në Francë, duke u zotuar të mos “zbrazë Francën nga kujdestarët e saj” duke rekrutuar në spitalet e Haute-Savoie, Pays de Gex, Léman Mont-Blanc dhe Bresse Haut -Bugey.