Në Kosovë po vazhdon vaksinimi kundër koronavirusit, nga fillimi i imunizimit e deri më tani janë dhënë 539 mijë e 752 vaksina.
Dozën e parë e kanë marrë 356 mijë e 512 qytetarë, ndërkaq me dozën e dytë janë vaksinuar 183 mijë e 240 persona.
Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Kosovë gjatë 24 orëve janë shënuar dy raste të vdekjes nga koronavirusi si dhe 1009 raste pozitive.
IKSHPK-ja bën me dije se janë shëruar 82 persona si dhe numri i rasteve aktive është 4.414.