Për një pasaportë europiane, rreth 4 mijë e 500 persona hoqën dorë nga shtetësia shqiptare në 8 vjetët e fundit.
Nga emigrant, në shtetas europian
Përherë e më shumë shqiptarët po heqin dorë nga pasaporta e vendit të lindjes për të marrë atë të një shteti që u ofron më shumë, së paku në një drejtim, atë të ekonomisë. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, vitin e shkuar pati 724 lënie shtetësie, 41 për qind më shumë se në 2020-ën e 2-fish më tepër se në 2014-ën.
Po çfarë po i shtyn të heqin dorë nga shtetësia?
Sipas të dhënave nga Instituti Europian i Statistikave, më shumë se 521 mijë qytetarë shqiptarë kanë marrë në 20 vjetët e fundit shtetësinë e njërit nga vendet e Bashkimit Europian.
Ekspertët ndërkohë shpjegojnë edhe efektet e braktisjes së vendit.
Shpopullimi i fshatrave, mbështetja direkte e bujqve mund të frenojë largimet masive nga vendi.
Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 52 për qind e të larguarve nga vendi janë të rinj të grupmoshës 15-35 vjeç.