Në bazë të statistikave, aktualisht, rreth 68,000 italianë janë të punësuar në Zvicër – kryesisht në Ticino, por edhe në Valais dhe Graubünden, të cilët të gjithë ndajnë një kufi me Italinë, shkruan albinfo.ch.
Shumica e punëtorëve ndërkufitarë në Zvicër (rreth 180,000) vijnë nga Franca.
Shifrat e reja nga Zyra Federale e Statistikave (FSO) tregojnë një rritje të vogël në tre muajt e fundit të numrit të punonjësve ndërkufitarë nga Franca, Italia, Gjermania dhe Austria.
Në tre muajt e fundit, 332,177 udhëtarë ndërkufitarë janë punësuar në Zvicër, sipas të dhënave të FSO të publikuara këtë javë, njofton albinfo.ch.