Aktualisht është e pamundur të thuhet nëse varianti Delta (indian) është thelbësisht më i rrezikshëm se mutacionet e vjetra të njohura, sipas epidemiologut zviceran, Volker Thiel, përcjell albinfo.ch.
Sidoqoftë, ky variant është më ngjitës dhe për mbrojtje optimale është e nevojshme të keni dy doza të vaksinës.
“Me një dozë të vetme, mbrojtja e vaksinës kundër Delta është rreth 30 për qind, e cila është më e ulët se për variantet e mëparshme”, tha Thiel.
Rreth 10 për qind e rasteve të Covid në Zvicër tashmë mund t’i atribuohen variantit Delta dhe është vetëm çështje javësh para se të bëhet dominuese “në fund të verës, më së voni”, tha ai.