Shtabi i Përgjithshëm ka rishikuar të dhënat për humbjet e palës kundërshtare në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, e cila filloi më 24 shkurt.
Më shumë se 10 000 trupa ruse, shkruan AA, janë vrarë, ndërsa 39 avionë, 40 helikopterë, 269 tanke, 945 automjete të blinduara, 105 sisteme artilerie, 409 automjete, 60 cisterna dhe tre dronë janë shkatërruar.