Prokuroria Themelore në Prizren njofton se ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë hetimet për mbledhjen e provave lidhur me rrënimin e shtëpisë-monument të familjes Myftiu në Qendrën Historike të Prizrenit.
Hetimi ka nisur pas reagimit dhe njoftimit publik nga Këshilli për Trashëgimi Kulturore i Qendrës Historike të Prizrenit.
Po ashtu, në njoftim theksohet se prokuroria në Prizren ka kërkuar nga kryetari i Prizrenti, drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Policia e Kosovës që të ndërmerren urgjentisht të gjitha masat kundër atyre që po bëjnë ndërtime të kundërligjshme dhe kundër dëmtuesve të trashëgimisë kulturore.