Derisa Rusia po ngutet që të përfundojë të gjitha lokacionet për kampionatin botëror në Futboll këtë vit, në qytetin siberian Yekaterinburg të shtunën është shkatërruar peizazhi më i njohur në qytet, një kullë televizive nga epoka sovjetike.
Autoritetet lokale në 11 qytete nikoqire përfshirë Moskën, Shën Petersburgun, Sochin dhe Yekaterinburgun janë duke punuar shumë në përgatitjen e garës që do të mbahet nga 14 qershori deri më 15 korrik por jo të gjithë banorët janë të lumtur me përpjekjet e tyre.
Në këtë qytet siberian, qindra njerëz kanë kundërshtuar rrënimin e kullës televizive me një protestë para saj. Por tani që kulla nuk është më, Aleksander Carnikov, gazetar rus në radion Shiu i Argjendtë, aspiron ta mbajë kujtimin gjallë në një blog në Instagram dhe ka ndërmend që të mbledh fotografitë e kullës. “Njerëzit tregojnë shumë tregime lidhur me kullën se si janë takuar me miqtë dhe ato miqësi mbeten edhe sot” tha ai.
Ndërtimi i kësaj kulle filloi në vitin 1983 por asnjëherë nuk u kompletua për shkak të rënies së Bashkimit Sovjetik.