Parlamenti Evropian për herë të parë miratoi një paketë të vetme të rregullave për 28 shtetet anëtare të BE-së për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve të internetit, shkruan albinfo.ch.
Rregullat e reja u japin kompetenca organeve rregullatore nacionale për të ndëshkuar financiarisht kompanitë nëse ato kanë shkelur rregullat e BE-së për mbrojtjen e të dhënave.
Rregullat e reja do të garantojnë të drejtën themelore për mbrojtjen e të dhënave personale të të gjithë qytetarëve evropianë, tha Frans Timmermans, nënkryetar i parë i Komisionit Evropian.
Me reformën e re janë zëvendësuar rregullat e futura dy dekada më parë dhe për të inkurajuar përpjekjet e Komisionit për të krijuar një treg të vetëm evropian digjital prej 500 milionë njerëzve.