Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani dhe Napoli kanë vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit italian Serie A.
Në ndeshjen e fundit Napoli ka mposhtur Leccen me rezultatin minimal 1:0, për të vazhduar kryesimin të vetëm në Serie A.
Një nga më të mirët në këtë sfidë ka qenë edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, transmeton albinfo.ch.
Ai u vlerësua me notën 8,2 nga SofaScore dhe ka zënë vend në formacionin e javës në Serie A.
Përveç Rrahmani në mbrojtje janë edhe Di Lorenzo i Napolit, Mario Kempf i Comos dhe Nuno Tavares i Lazios.
Në mesfushë janë Piotr Zielinski, De Ketelaere, Ademola Lookman, Eduardo Bove dhe Kyriakopoulos, ndërsa në sulm i vetëm është Mario Retegui.