Mësohet se sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani, ka zënë vend në ekipin më të mirë të xhiros së 24-t në kampionatin e Rumanisë, përcjell albinfo.ch.
Ai në fundjavë shënoi gol në fitoren 2:1 të Rapid Bukureshtit ndaj Otelulit.
Dhe, ka zënë vend në ekipin e xhiros, të paraqitur në faqen zyrtare të ligës rumune. Rrahmani po vazhdon me formë të lartë te Rapidi, edhe pas kthimit nga lëndimi që e mbajti gjatë jashtë fushe.
Në nëntë ndeshjet e deritashme ka shënuar tetë gola, ndërsa i ka bërë edhe dy asistime. Nuk është hera e parë që ka zënë vend në ekipin e xhiros në kampionatin rumun.