Napoli e mbylli sonte sezonin 2022/23 në Serie A, teksa titullin e kampionit e kishte siguruar javë më parë.
Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalleti mposhti sonte Sampdorian, në ndeshjen e vlefshme për javën e 38-të dhe të fundit.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Diego Armando Maradona” përfundoi me rezultatin 2:0.
Pasi Napoli ishte vendas në ndeshjen e fundit të sezonit, këtij klubi iu dorëzua sonte trofeu.
Amir Rrahmani gjatë ceremonisë u pa duke festuar me flamurin e Kosovës.
Reprezentuesi kosovar zhvilloi një sezon të shkëlqyer.