Kompania e Sigurimeve “Siguria” që drejtohet nga Rrahim Pacolli ka mbetur e vetmja që ka shprehur gatishmëri t’ua zbresë për 50 për qind policat e sigurimeve bashkatdhetarëve. Ai ka thënë se nga 1 korriku do të tentojë t’ua zbresë sigurimet diasporës, nëse këtë ua mundësojnë institucionet.
Pacolli, i cili ka dalë kundër 11 kompanive të tjera të sigurimeve, thotë se nuk po vepron kundërligjshëm. Rrahimi që është edhe drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, ka propozuar që nga 1 korriku, të zbriten për 50 për qind policat e sigurimeve për bashkatdhetarët, nga 41 euro sa kanë paguar për një muaj, në 20 euro.
Mirëpo propozimi i tij u kundërshtua nga 11 kompani të tjera dhe kompania “Siguria” mbetui e vetme për ulje të tarifave. E i rebeluar nga ky reagim i kompanive, Pacolli tha se do të veproj i vetëm me ulje taksash. Tani mbetet të shihet nëse Pacollit ua mundëson këtë Banka Qendrore e Kosovës.