Cristiano Ronaldo gjatë mbrëmjes ka kapur një shifër rekord të ndjekësve në rrjetet sociale.
Ronaldo është bërë njeriu i vetëm që ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale, mbi 1 miliard persona.
Kjo është hera e parë që një person ndiqet kaq shumë në të gjitha rrjetet sociale, transmeton albinfo.ch.
Kujtojmë që Ronaldo kanalin e fundit që e hapi, ishte ai i Youtubes – ku është duke bërë një podcast së bashku me gruan e tij dhe ish-bashkëlojtarët.
“Faleminderit që më besuat mua dhe që vazhdoni të më mbështetni. Ju jeni pjesë e familjes sime. Më e mira ende s’ka ardhur, vazhdoni, fitoni, bëni histori së bashku”, ka shkruar Ronaldo në rrjetet sociale.