Në një intervistë për shtyp para ndeshjes përballë Hungarisë, Cristiano Ronaldo bëri një veprim të çuditshëm.
Dy shishe të CocaCola-s ishin para tij. Ai i mori ato, i largoi dhe i zëvendësoi me një shishe uji.
“Ujë, ujë, pini ujë”, tha ai.
Por, ndikimi i këtij veprimi ka qenë i jashtëzakonshëm. Kjo i ka kushtuar kompanisë Coca Cola plot katër miliardë dollarë.
Gjesti i largimi të shisheve nga tavolina i kushtoi CocaCola-s një rënie brutale prej 1.6 për qind në stokun e tyre.
Në terme ekonomike, CocaCola ra nga 242 miliardë vlerë, në 238 miliardë vlerë. Një humbje totale prej 4 miliardë dollarësh në më pak se 24 orë.
https://twitter.com/goal/status/1404716751988928515?s=20