Roma është fituese e Ligës së Konferencës. Ky ishte edicioni i parë i kësaj gare dhe finalja u zhvillua në Tiranë, shkruan albinfo.ch.
Organizimi dhe atmosfera ishte e jashtëzakonshme në Tiranë, ndërsa finalja u transmetua në 155 vende të botës.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Nicolo Zaniolo në minutën e 32-të, duke i sjellë një trofe Italisë nga garat evropiane.
Trajneri Jose Mourinho e kishte fituar të fundit me skuadrat italiane, më 2010 me Interin në Ligën e Kampionëve. Ai bëhet trajneri i parë që fiton Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.
Për Romën luan edhe Marash Kumbulla, që festoi në vendlindje, ndërsa trofeun e solli ambasadori i kësaj lige, legjenda kuqezi, Lorik Cana.