Revista prestigjioze amerikane “RollingStone” ka shkruar për jetën e yllit të muzikës nga Kosova, Dua Lipa e cila po vazhdon edhe këtë vit me suksese të mëdha.
Lipa ka thënë se nuk e ka pasur fare të lehtë arritjen e këtij suksesi duke dhënë detaje emocionuese për jetën e saj. “Mund ta flisja gjuhën, por nuk mund të lexoja e të shkruaja mirë, kështu që kjo lëvizje ishte dekurajuese. Nxënësit e tjerë nuk bënin gabime drejtshkrimore në detyrat e shtëpisë dhe jo vetëm kjo, por thjesht ishte e vështirë të përshtateshe duke qenë vajzë e re në shkollë, pasi të gjithë tashmë i kishin formuar miqësitë e tyre”, ka thënë ajo duke folur për kohën kur me prindërit ishte kthyer për të jetuar në Kosovë.
Dua ka thënë se të gjitha këngët e saj janë të frymëzuara nga ish-të dashurit që ka pasur, duke përshirë këtu edhe hitin “Hotter Than Hell”.