Oligarkët rusë janë privuar nga llogaritë bankare zvicerane dhe tani ata nuk do të mund të blejnë orët Rolex në vendin e tyre, transmeton albinfo.ch.
Kjo për shkak se marka më e madhe e orëve luksoze të Zvicrës ka ndjekur prodhuesit e tjerë zviceranë Swatch Group, Breitling dhe Richemont në ndalimin e eksporteve në Rusi.
Firmat e mëdha zvicerane gjithashtu kanë filluar të bojkotojnë Rusinë. Midis tyre janë gjiganti i ushqimit Nestlé, kompania e teknologjisë së robotikës dhe automatizimit ABB, prodhuesi i trenave Stadler dhe një sërë të tjerë, duke përfshirë shitës me pakicë. /Albinfo.ch