Në orën nëntë të mëngjesit e marrin ndërrimin. Puna që bëjnë Sefedin Istogu e Muharrem Bajraktari është e veçantë.
Ata e ruajnë shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, që ndodhet në sheshin me po të njëjtin emër, në Prishtinë, raporton “Klan Kosova”.
Kur Istogu e Bajraktari e kryejnë ndërrimin e tyre, zëvendësohen, pasdite vonë, nga dy burra tjerë, po ashtu me uniforma të zeza, përcjell albinfo.ch.
Ata marrin pagë në vlerë prej 400 euro dhe paguhen nga Kastriot Berisha, i cili thotë se është në krye të Lëvizjes së Shqipërisë së Bashkuar. Ai thotë se shteti nuk po e ruan shtatoren e heroit të kombit dhe për këtë arsye ka vendosur që të paguajë roje.