Rojat bregdetare spanjolle thanë se shpëtuan më shumë se 200 emigrantë, të cilët ishin përpjekur nga Afrika e Veriut të mbërrijnë në Evropë.
Zëdhënësi i rojave bregdetare tha se një total prej 224 vetë shpëtuan në bord në pesë anije në Gjirin e Gjibraltarit dhe Detit Alboran, i cili ndan Spanjën nga Maroku.
Rojat bregdetare thanë se vetëm këtë javë shpëtuan më shumë se 400 emigrantë.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, që nga fillimi i vitit deri në fund të prillit, 3,314 njerëz u përpoqen të kalojnë një pjesë të detit midis Marokut dhe Spanjës, e cila është relativisht e shkurtër dhe për këtë arsye është një rrugë e njohur për emigrantët.