Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas miratimit të ligjeve për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe për Komisionin e Pavarur për Media.
Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Rohde ka thënë se Qeveria e Kosovës ka injoruar rekomandimet e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe OSBE-së për projektligjet, të cilat u miratuan të enjten nga Lëvizja Vetëvendosje në Kuvend.
Ai është shprehur se për Kosovën çdo mundësi e humbur është shumë, transmeton albinfo.ch.
“Kosovarët duan të jenë pjesë e familjes evropiane dhe nëse Qeveria e Kosovës dëshiron të përshpejtojë rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, çdo ligj i ri duhet të jetë plotësisht në përputhje me standardet evropiane. BE-ja, KiE-ja dhe OSBE-ja kanë dhënë rekomandimet e tyre për ligjet, por janë injoruar…”, ka shkruar ai.