“Rezoluta 1244 është ajo që është zbatuar së fundmi dhe sipas pikëpamjes sime është dokument historik. Ajo parasheh dialog politik për çështjen e statusit, ndërsa ky dialog është zhvilluar dhe ka rezultuar me deklaratën e pavarësisë. Prandaj, deklarata e pavarësisë në njëfarë mënyre është konsekuencë e e kësaj rezolute. Unë me të vërtetë nuk e kuptoj insistimin e Serbisë që ta përmend këtë rezolutë, e cila i takon së kaluarës”, ka thënë ai.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Rohan, ka deklaruar se rasti i Kosovës nuk mund të krahasohet me atë të Maqedonisë.
Ndërsa tërë debatin për fusnotën Rohan e konsideron të ekzagjeruar.
“Askush nuk i lexon fusnotat, nëse bëhet fjalë për Republikën e Kosovës, apo Kosovën. Për shembull në vendin tim, askush nuk thotë Republika Federale e Austrisë në takimet ndërkombëtare. Shkruhet vetëm Austria, sikurse nuk i thonë as Gjermanisë, Republikë Federale e Gjermanisë e të tjera:, ka thënë Rohan për REL.