Zvicra për herë të parë në historinë e tenisit ka fituar titullin „Davis Cup“.
Roger Federer mundi sot në Lille francezin Gaske me rezultat 3:0 në sete (6:4, 6:2, 6:2) duke i siguruar Zvicrës trofeun historik „Davis Cup“
Federer tha pas ndeshjes së sotme se Kupën ia dedikon të gjithë atyre që viteve të fundit ishin pjesë e reprezentacionit të Zvicrës në „Davis Cup“ .
Federer tha se 15 vjet ka pritur për këtë ndeshje dhe ka menduar për ta fituar atë.
„Jam krenar për tifozët që kanë ardhur në Francë dhe unë jam mirënjohës për të gjithë ata që janë pjesë e skuadrës. Unë jam i kënaqur që unë dhe ekipi kemi bërë diçka historike për Zvicrën“ , tha Roger Federer.