“Ilirët” janë të njohur me stilin e tyre rock folk, dhe sot e asaj dite ata e kultivojnë këtë muzikë.
“Ilirët” rikthehen në skenë më 2009 pas një pauze njëmbëdhjetëvjeçare.
Grupi “Ilirët” është i njohur për këngët si “Xhamadani vija vija”, e cila është bërë “Himni i shqiptarëve”, “Kënga e Naimit”, “Fjalët e qiririt” dhe shumë këngë të tjera.
Shemsi Krasniqi dhe grupi “Ilirët” kishin kënduar edhe dhjetëra këngë të tjera, siç ishte edhe ajo “Larg vendlindjes” që trajtonte çështjen e azilantëve kosovarë që gjatë viteve të 90-ta të shekullit të kaluar jetonin të vetmuar nëpër shtetet perëndimore, ku njihet edhe refreni “Oj Kosovë ty të kam hajmali”.
Koncertin në Cyrih të “Ilirëve” e organizon Fatmir Haziri nga „Special Events Different Show”
E premte, më 29 janar 2016, nga ora 20:00
Blok, Schiffbaustrasse 3, 8005 Zurich: https://www.facebook.com/
events/911375832267063/
