Kompania farmaceutike Roche ka raportuar një fitim për 2 % në 9.77 miliardë franga gjatë vitit të kaluar. Po të njëjtin vit qarkullimin vjetor koncerni e kishte rritur për 7 për qind në 45.50 miliardë frangash. Fitimi sipas Roche është rezultat nga dobësimi i frangut kundrejt jenit dhe dollarit.
Kompania ka njoftuar se në tregun lokal shitja llogarite të jetë rritur vetëm 4 për qind.
Në “Roche” biznesi ka ecur mirë edhe me medikamentet kundër kancerit, si me Avastin dhe Herceptin.
Po ashtu gjiganti farmaceutik zviceran ka thënë të ketë fituar mirë edhe në bizneset klinike me testet laboratorike.